Sy të shëndetshëm për ju dhe të vegjlit tuaj!
Prof. Ass. Alketa Tandili është një oftalmolo-kirurge e specializuar me një përvojë të pasur dhe të geërë në fushën e oftalmologjisë, me fokus të veçantë në trajtimin dhe kirurgjinë e strabizmit. Ajo është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2002 dhe më pas përfundoi specializimin pasuniversitar në Oftalmologji pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në vitin 2008.
Pas përfundimit të specializimit, Dr. Alketa vazhdoi studimet e saj në nivelin e doktoraturës, duke fituar gradën e “Doktor i Shkencave Mjekësore,” me një fokus të veçantë në trajtimin e strabizmusit. Përvoja e saj është pasuruar me specializime të avancuara ndërkombëtare, duke përfshirë observershipin në oftalmopediatri dhe strabizmus në Harvard Medical School në Boston, SHBA, dhe një intership në kirurgjinë intraokulare në Spitalet e famshme Aravind në Indi.
Përvoja e saj e gjatë në oftalmologji përfshin një sërë trajnimesh dhe pjesëmarrjesh në konferenca prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë Akademinë Amerikane të Oftalmologjisë (AAO), ku ajo ka prezantuar disa nga studimet e saj të rëndësishme në trajtimin e patologjive okulare. Ajo është autore dhe bashkëautore e shumë punimeve shkencore, që përfshijnë tematika si strabizmi, glaukomat, sëmundjet e retinës dhe kataraktet.
Me një përvojë të gjatë dhe të thelluar, Dr. Alketa ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e standardeve të kujdesit oftalmologjik në Shqipëri dhe më gjerë, duke trajtuar me sukses një numër të madh pacientësh me patologji të ndryshme okulare. Në vitin 2024, ajo u vlerësua me titullin “Profesor i Asociuar,” duke reflektuar njohjen e saj për ekspertizën dhe përkushtimin e saj ndaj avancimit të mjekësisë okulare.
Dr. Alketa, në 20 vite karrierë ka kryer qindra kirurgji strabizmi e katarakte me suksesshmëri 100%. Me një angazhim të vazhdueshëm në edukimin e studentëve dhe profesionistëve të rinj në fushën e oftalmologjisë, Dr. Alketa vazhdon të jetë një emër i njohur në oftalmologji, duke siguruar trajtim dhe kujdes të nivelit më të lartë për pacientët e saj dhe duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj fushe të mjekësisë.
Dr. Alketa u kushton rëndësi të madhe shikimit të fëmijëve dhe foshnjeve, duke filluar që nga fëmijët prematurë e deri tek adoleshentët. Me anë të paisjeve të specializuara pediatrike, por edhe përgatitjes serioze nga programet më të fundit ndërkombëtare, Dr. Alketa garanton cilësi maksimale në kujdesin për shikimin e të vegjëlve tuaj. Për ne, është thelbësore të ruajmë standartet më të larta të shërbimit dhe të përditësohemi me metodat më të reja në fushën e oftalmologjisë. Me Dr. Alketën do të gjeni diagnostikimin dhe trajtimin më të kujtesshëm të patologjive të syrit për të gjitha grupmoshat, nga të porsalindurit e deri tek të moshuar në moshën 100 apo më shumë vjecare.