⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
Prej shumë vitesh, stafi i Al’ Optika, me në krye Dr. Alketa Tandili, ofron shërbim cilësor të standarteve më të larta në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të syrit.
Shërbimet tona
Al’ Optika ofron shërbime diagnostike të teknologjsë më të fundit duke garantuar sukses në trajtim!
Vizitë e specializuar okulistike
Përmes kësaj vizite, bëjmë një kontroll të plotë të syrit për të diagnostikuar dhe vlerësuar shëndetin dhe funksionin e tij
Konsultë strabizmi
Ky është një vlerësim i specializuar që ndihmon në identifikimin dhe trajtimin e problemeve të devijimit të syrit
Konsultë për më të vegjlit tuaj
Kontrollojmë shikimin e fëmijëve për të siguruar se zhvillimi i syve të tyre është i shëndetshëm dhe pa probleme.
Topografi korneale
Ky ekzaminim ofron një hartë të detajuar të sipërfaqes së kornesë, duke na ndihmuar të kuptojmë formën dhe strukturën e saj. ⠀⠀⠀⠀⠀
Foto fundusi
Një fotografi e pjesës së pasme të syrit që përdoret për të vlerësuar retinën dhe nervin optik, e cila ndihmon në zbulimin e sëmundjeve të ndryshme.
Skaner i syrit (OCT)
Me këtë procedurë, bëjmë një skanim të avancuar të strukturës së retinës, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të gjendjes së syrit për diagnostikim të saktë.
Tonometri dhe pakimetri
Realizohet për të matur presionin e brendshëm të syrit dhe trashësinë e kornesë, duke luajtur rol kyç në zbulimin e glaukomës dhe problemeve të tjera.